Aksidenti i rëndë në Prishtinë midis tri makinave, njëra bie në shinat e trenit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tirana në lagjen Arbëria në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Në aksident u përfshinë tri makina, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo po ashtu tha se me rastin tashmë po merren policët rrugorë