Pa askund për të shkuar, refugjatët në Lesbos flenë buzë rrugëve dhe fushave

Mijëra emigrantë kaluan një natë të keqe në ishullin grek të Lesbos të enjten pasi një zjarr rrafshoi kampin e tyre të improvizuar , duke I bërë ata që iknin por që nuk kishin ku të shkonin.

Familjet fjetën buzë rrugëve dhe në parkingje dhe fusha. Kishin qenë rreth 12,500 njerëz në kamp. Zjarri i së martës në Moria detyroi me mijëra të iknin.

Një zjarr i dytë që shpërtheu të mërkurën në mbrëmje, shkatërroi gjithçka që kishte mbetur. Përforcimet e policisë u sollën për të parandaluar emigrantët të mbërrinin në qytetin kryesor të ishullit Mytilene, duke i përmbajturr ata në fusha dhe buzë rrugëve.

Vajza tetëvjeçare kongoleze Valencia, e cila ishte zbathur, i tha gazetarit të Reuters se  ishte e uritur dhe kërkoi një biskotë. "Shtëpia jonë u dogj, këpucët e mia u dogjën,  nuk kemi ushqim, as ujë".

Si ajo ashtu edhe nëna e saj Natzy Malala, 30 vjeçe, e cila ka një foshnjë të porsalindur, flinin në anë të rrugës. "Nuk kam ushqim, as qumësht për foshnjën," tha Natzy Malala.

Ministria e migracionit tha se do të merrte "të gjitha hapat e nevojshëm" për të siguruar që grupet e cenueshme dhe familjet të kishin strehim, por pritet të përballet me një rezistencë të fortë nga vendasit.

Autoritetet ishin në mosmarrëveshje me vendasit lidhur me planet për të zëvendësuar kampin Moria me një qendër të mbyllur pritjeje, nga e cila banorët e Lesbos druhen se kjo nënkupton se mijëra azilkërkues do të mbetet aty përgjithmonë.