'Një jetë të tërë në shërbim të Shqipërisë', Sabri Fejzullahu merr nënshtetësinë shqiptare

Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera kanë marrë nështetësinë shqiptare, duke marrë pasaportat nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Ka qënë vetë këngëtari, që e ka bërë të ditur lajmin, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 

Artisti në postimin e tij, shkruan  se me këtë vendim është ndjerë krenar për të gjithë punën  dhe angazhimin e tij.

“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare. Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote . 

I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda.

Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë, Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndere i dashur President.

Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar Sabriu.