Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e enjte

ZJARRET NË PYJE

E enjte, dt. 10 pritet rrezik “I LARTË” në qarkun Fier ndërsa pjesa tjetër e qarqeve ndodhet në nivelin “I MODERUAR’’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ në zona të lokalizuara, konkretisht qarku Durrës (Perëndim), qarku Tiranë (Jugperëndim), qarku Elbasan (Perëndim) qarku Berat (Jugperëndim), qarku Korçë (Jug), qarku Gjirokastër (Veri) dhe qarku Vlorë (Jug).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

E enjte, dt. 10 nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

E enjte, dt. 10 temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 30°C

në vendet e ulëta: 18 / 33°C

në vendet malore: 14 / 29°C

ERA

E enjte, dt. 10 era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.