Rindizen polemikat për Calciopolin, ish-numri një i futbollit italian sulmon Juventusin

Franco Carraro, ish-president i Federatës Italiane të Futbollit, është kthyer të flasë për një çështje që shkakton gjithmonë shumë polemika: numri real i titujve të fituar nga Juventus-i.

Fjalët e Carraro-s pritet të shkaktojnë shumë debate në ditët e ardhshme, duke parë se ish-drejtuesi ka sulmuar hapur bardhezinjtë.

“Juventus ka 36 tituj, çështje e mbyllur. Ka prova, një vendim gjykate përveç dëshmive që vërtetojnë faktin”, ka thënë Carraro për Radio Kiss Kiss.

“Ndëshkimi që i është dhënë Juventus-it është pranuar, ndërsa bardhezinjtë mund t’i ishin drejtuar CAS-it. Ky është realiteti i fakteve, është e gabuar të thuash se Juventus ka më shumë tituj, nuk është kështu”./ telesport