E akuzon për ndërhyrje plastike, Arbenita ‘shpërthen’ ndaj doktoreshës ruse

Pak kohë më parë një doktoreshë estetike ruse publikoi në rrjete sociale disa foto të Arbenitës, me mbishkrimin para dhe pas ndërhyrjeve në fytyrë. Fotot qarkulluan së tepërmi në rrjet, duke e bërë modelen të reagonte.

Arbenita sqaroi se nuk ka asnjë ndërhyrje në fytyrë, por doktoresha e klinikës nuk i tërheq mbrapsht fjalët e saj. Sot ajo është pyetur nga ndjekësit nëse fotot e modeles janë të vërteta apo shpifje. “Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time”, është përgjigjja e saj.

Menjëherë pas kësaj, Arbenita i ka shkruar doktoreshës dhe bisedën e ka publikuar në Instastory.

"Do shkosh në burg ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit", i ka shkruar modelja.

“Kjo rusja nuk do të heqë dorë! Bllokojeni llogarinë e saj që të marrë një mësim”, ka shtuar ajo.