E konfirmon/ Fenerbahce: Kanë filluar negociatat me Lazion për Vedat Muriqin

E ardhmja e Vedat Muriqit pritet të jetë Serie A.

Duket se më në fund akordi është arritur, pasi Fenerbahce me një deklaratë të fundit pretendon se ato ”veçse kanë filluar”.

Muriqi do të kalojë te Lazio për 18 milionë euro plus bonuse, ndwrsa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

“Informacion – Kanë filluar negociatat me Lazion për transferimin e futbollistit tonë Vedat Muriqi”, ka shkruar klubi turk në Twitter.