EMRI-FOTO/ Kush është 25 vjeçarja që humbi jetën sot në aksident

Një drejtuese makine humbi jetën ditën e sotme në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të Nartës.

Ajo mësohet se është një 25 vjeçare e identifikuar si G. Meto.

Vajza e re po udhëtonte me të afërmen e saj kur është aksidentuar.

Shkak mësohet se është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara, çka ka çuar në humbjen e kontrollit të mjetit.  

25 vjeçarja ka marrë një goditje fatale në kokë pas rënies në bordurë

Ndërkohë që e afërmja e saj ndodhet jashtë rrézikut për jetën.