Luis Suarez nuk dëshiron transferimin te Juventus

Ngjarje të reja në Barcelonë! Luis Suarez nuk është aq i entuziazmuar me lajmin për t’iu bashkuar Juventusit.

Palët ishin pranë një marrëveshje, por siç duket Suarez nuk dëshiron një transferim në Itali.

Duke e ditur që nuk bën pjesë në  planet e trajnerit, Ronald Koeman, sulmuesi uruguaian kërkon kohë për të gjetur ekipin e ri , pasi kjo do të jetë kontrata e fundit me një klub të madh.

Tashmë, Juventus do të tentojë transferimin e Alvaro Moratas nga Atletico Madrid, pasi shihet nga trajneri, Andrea Pirlo, si lojtari ideal për majën e sulmit.

Dhe sipas medias spanjolle “Sport”, me largimin e Moratas te Juventus, Atletico do të tentojë transferimin e Suarez.

Trajneri Diego Simeone vlerëson profilin e sulmuesit 33-vjeçar dhe beson se ai mund të përshtatet shumë mirë me filozofinë e tij në Colchoneros. Mbetet për t’u parë..