Pas humbjes, reflekton Manaj: Ja mesazhi për tifozët kuqezi...

Sulmuesi i kombëtares, Rey Manaj, ishte titullar në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Fitorja ndaj Bjellorusisë na la të gjithëve të gëzuar, por gjithçka u shua në humbjen kundër Lituanisë.

Manaj mori guximin dhe reagoi në Instagram. Ai u kërkoi falje të gjithë tifozëve për paraqitjen e tij të dobët. “Jam jashtë mase i trishtuar për mosmarrjen e tre pikëve. Sidoqoftë, mendoj se është e drejtë të reflektojmë dhe të kuptojmë se ku kemi bërë gabime në mënyrë që t’i korrigjojmë ato në ndeshjet e ardhshme.

“Jam i sigurt që nëse do japim maksimumin tonë, duke bërë mirë ne fushë, do të përfundojmë të parët në grup! Gjithashtu shpresoj që tifozët tanë të jenë të pranishëm në stadium për të na dhënë energjinë dhe mbështetjen e nevojshme”, – tha Manaj.