VIDEO/ Shkëlqen Albion Ademi, dopietë me Marienhamn

Albion Ademi po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Marienhamn në kampionatin finlandez.

21 vjeçari ishte sërish protagonist për skaudrën e tij, duke realizuar një dy golësh dhe duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Marienhamn po  mposhtej me rezultatin 2-0, mirëpo Ademi falë klasit të tij barazoi shifrat në minutën 61 dhe shënoi sërish në minutën 71 duke shmangur humbjen. Fillimisht ai shënoi pas një kundërsulmi,  më pas ishte një kryevepër nga distanca e sulmuesit të ri, që vulosi shifrat në 2-2.

12 gola në 13 javë për futbollistin shqiptar, i cili kryeson i vetëm listën e golashënuesve, me 3 gola më shumë se Risk i HJK. Ademi gjithashtu ka asituar edhe 3 herë, ndërkohë që pak ditë më parë u zgjodh lojtari i muajit në Finlandë.