'Prindër, kontrolloni çdo ditë temperaturën e fëmijës para se ta çoni në shkollë'

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje prindëve në prag të nisjes së vitit të ri akademik 2020-2021, të marrin masa çdo ditë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Sot ministria këshillon: "Kjo është një kohë e pazakontë dhe një sfidë e botës mbarë, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë, të të moshuarve, të çdo familje. Prindërit kanë një rol thelbësor për rikthimin e sigurt në shkollë dhe kufizimin e përhapjes së COVID-19.