Ktheheshin nga Shqipëria, katër anëtarët e familjes rezultojnë pozitivë me Coronavirus

Një familje shqiptare (babai, nëna e dy fëmijët) që kthehej nga Shqipëria në Città du Castello, Umbria, ka rezultuar pozitive me coronavirus në orët e fundit.

Me ta, numri i të infektuarve në qytetin e vogël italian shkon në shtatë.

"Bëhet fjalë për një familje me origjinë shqiptare që është kthyer prej pak kohe që andej, ku është e qartë që ka marrë virusin. Janë banorë të qytetit tonë dhe Agjencia Shëndetësore Lokale ka vendosur izolimin shtëpiak për të shmangur çdo lloj kontaktit, ndërkohë që po punojmë për të rindërtuar gjithë zinxhirin epidemiologjik”, thotë në një deklaratë zyrtare kryebashkiaku Luciano Bacchetta.

Kryebashkiaku ka kërkuar kufizim të lëvizjeve në vendet lindore nëse nuk janë të domosdoshme, pasi shumë persona të kthyer që andej, sidomos nga vendet sllave, rezultojnë pozitivë.