Bëhen virale, skenat vdekjeprurëse me motorr të Tom Cruise në 'Mission Impossible 7'

Ylli i Hollivudit Tom Cruise është i njohur për joshjen e tij pas marifeteve të rrezikshme në filmat e tij. Dhe tani një video që shfaq një burrë (me shumë gjasë vetë Cruise) duke ngarë një motorr në një pistë të gjatë në serinë e “ Mission Impossible 7”,  është bërë virale në internet.

Pamjet tregojnë burrin duke hipur nga motorrçikletë dhe duke fluturuar në fund të saj em shpejtësi skëterrë në hapësirë para se të hapë parashutën e tij dhe të bjerë  në tokë. Videoja është xhiruar nga kompania mediatike norvegjeze NGTV dhe është shpërndarë në Twitter nga Zach Maciel.

Regjisori Christopher McQaurrie kishte shpërndarë të hënën një foto nga dita e parë e xhirimit të Mission Impossible 7.

Fotoja tregonte një burrë (me sa duket Tom Cruise) në plan të parë duke qëndruar në majë të një piste  shumë të gjatë mes kodrave të mbuluara me dëborë.