Rreh keq bashkëjetuesen, merr për ndihmë edhe babanë

Policia e Durrësit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se arrestoi në flagrancë 30 vjeçarin me iniciale G.V si dhe procedoi  në gjendje të lirë babanë i tij H. V.

Të dy, ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së 30-vjeçarit. Si dhunuesit dhe viktima mësohet se janë banues në Durrës.

Pas ngjarjes së rëndë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, por dy dhunuesit e 30-vjeçares, babë e bir që edhe i kanë kundërshtuar uniformat blu, janë arrestuar.