Infektohet mësuesja dhe punonjësja e urbanistikës, ja kush është qyteti me problematik në Shqipëri

Elbasani vazhdon të mbetet një nga vatrat më të mëdha të infeksionit në Shqipëri. Vetëm ditën e sotme MSH raportoi për 9 raste të reja me Covid në këtë qytet.

Dy prej këtyre raste janë një mësuese në gjimnazin “Mahir Domi”, si dhe punonjëse e urbanistikës në bashkinë e qytetit.

I infektuar po ashtu ka rezultuar edhe një shofer që bënte transportin e udhëtarëve nga Elbasani në drejtim të plazhit të Spillesë.

Deri më tani në qytetin e Elbasanit bashkë me 9 rastet e sotme janë 175 raste aktive me COVID.