Presidenti i Veronës thyen heshtjen për Marash Kumbullën: Është lojtar për 10 skuadrat më të mira

Presidenti i Veronës, Maurizio Setti, thyen heshtjen lidhur me të ardhmen e Marash Kumbullës.

Në një intervistë për gazetën “QS”, numri 1 i Veronës ka pranuar se në drejtim të klubit kanë ardhur shumë oferta për talentin shqiptar, i cili ka shpërthyer me paraqitjet e tij në sezonin e fundit të Serie A.

“Na kanë mbërritur shumë oferta, të gjitha nga klubet elitare. Ne kemi besuar gjithmonë te aftësitë e Kumbullës dhe kemi refuzuar oferta të rëndësishme kur lojtari ka qenë pjesë e skuadrës Primavera. Si profil dhe për mënyrën sesi sillet në fushë, Marash Kumbulla është një lojtar për 10 skuadrat më të mira në botë”, deklaroi Maurizio Setti.