Reja tregohet i matur para Lituanisë: Ndeshje e vështirë, ata janë të shpejtë

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli në konferencë për shtyp për të folur për takimin e ditës së nesërme me Lituaninë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45.

Kuqezinjtë vijnë pas fitores së pastër 2-0 në transfertë me Bjellorusinë dhe do të synojnë një tjetër fitore, për të qenë brenda objektivit që është vendi i parë në grup, por gjithsesi tekniku italian tregohet i matur në deklaratën  tij.

“Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janë shumë të shpejtë. Kam besim tek ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv.

Përsa i përket sulmit. Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edhe Mihajn, i cili është kandidat për të luajtur.

Për mesfushën, Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar”, deklaroi tekniku i kuqezinjve, Edi Reja.