Braimllari uron 16-vjetorin e LSI: Së bashku më të fortë kundër të keqes

Me rastin e 16-vjetorit të themelimit të LSI-së ka reaguar dhe ish-deputeti Endrit Braimllari.

Përmes një postimi në Facebook, duke përmendur dhe njëherë misionin dhe qëllimet e kësaj lëvizje, ai u bën thirrje të gjithëve të bashkohen kundër asaj që e cilëson e keqja që po mban peng vendin.

Postimi i plotë:

‘Ne kete 16 vjetor te themelimit te Levizjes Socialiste per Integrim falenderojme te gjithe themeluesit, te rinjte dhe te rejat, anetaret dhe simpatizantet te cilet ne 6 Shtator te 2004 themeluan Levizjen Socialiste per Integrim. Partia e cila shume shpejt u kthye ne nje force e forte kunder arrogances, papergjegjshmerise dhe monopolit te pushtetit.

Ne keto 16 vite LSI eshte perballur me beteja dhe sfida te ashpra shume here te padrejta dhe jo te barabarta, por LSI gjithmon eshte pozicionuar ne rrugen e duhur te udhehequr nga parime te forta ne sherbim te qytetareve dhe ne mbrojtje te interesit publik.

LSI ne zemren e saj ka te rinjte te cilet jo vetem i ka mbeshtetur por i ka kthyer ne faktor te rendesishem te politikberjes jo vetem brenda partise por edhe duke i perfaqesuar ne keshilla bashkiak e ne parlament.

LSI gjithmon eshte perballur ne menyre frontale me te keqen ndaj dhe sot eshte koha te jemi te gjithe bashke me te forte se kurre per ti dhene goditjen perfundimtare kesaj te keqe qe po mban peng zhvillimin ekonomik dhe europian te vendit.

Gezuar 16 vjetorin’ - shkruan Braimllari.