Liga e Kombeve/ Rezultatet e dy ndeshjeve të para

Një gol i mbrojtësit të talentuar të Liverpoolit, Neco Williams, në minutën e 94-t i dha fitoren e dytë Uellsit në Grupin 4 të Ligës B të Kombeve.

Përfaqësuesja britanike e drejtuar nga Ryan Giggs pas Finlandës mposhti sërish me rezultatin minimal 1-0, këtë herë Bullgarinë falë golit të realizuar në fund nga Neco Williams.

Uellsi bën pjesë në grupin 4 të Ligës B dhe aktualisht kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Irlandën, Bullgarinë dhe Finlandën.

Në Ligën D ndërkohë në Grupin 1, Ishujt Faroe morën fitoren e dytë rresht pasi triumfuan 0-1 në transfertën ndaj Andorrës.

Goli i fitores së skuadrës ishullore mban firmën e Klaemint Olsen në minutën e 31-të.