Mbretëria e Bashkuar regjistron numrin më të lartë infektimesh pas 16-javësh

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin e saj më të lartë të rasteve Covid-19 që nga mesi i majit pasi 2,988 raste me infektime u regjistruan ditën e sotme.

Hera e fundit ku një numër kaq I lartë me infektime në MB është regjistruar me 17 maj, 16 javë më  parë, sipas autoriteteve shëndetësore u infektuan  3562 persona.

Sot janë regjistruar edhe dy viktima të tjera duke e çuar numrin në  41 551 persona që nga fillimi i pandemisë së Covid 19.

Ekspertët besojnë se numri i madh i rasteve i kombinuar me shifra të ulëta të vdekjeve mund të jetë për shkak të përhapjes së koronavirusit në doza më të ulëta.

Në spitale deri tani janë duke u trajtuar 450 persona ndryshe nga ku në kulmin e pandemisë ishin rreth 17 000 persona të shtruar