Mbytet një pushues në Velipojë

Edhe pse jemi në shtator, pushuesit vazhdojnë të frekuentojnë bregdetin.

Por sot fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një 75-vjeçar nga Kosova i cili ishte duke pushuar në Velipojë.

Ai është futur në det dhe dyshohet se ka pësuar atak.

Edhe pse i është ndihma e menjëhershme dhe është nxjerrë me shenja jete në breg, i moshuari nga Kosova ka humbur jetën pak minuta më pas.

Policia ka nisur hetimet.