Grenell: Kosova prioritet i SHBA-ve pavarësisht inateve nga ish-bashkëpunëtorët e Clintonit

I dërguari Speciale i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar në drejtim të zëdhënësit të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në lidhje me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve.

Grenell përmes rrjetit social Twitter shkroi se ish-zëdhënësi i Clinton-it, Joe Lockhart është i inatosur që Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për bërjen e hapave të reja për normalizim ekonomik.

“Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë të Bill Clinton është i inatosur që Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapat e normalizimit ekonomik. Ai qartë dëshiron vazhdim të konfliktit. Pse u injoruan për kaq gjatë nga Washington-i? Administrata Trump do të vazhdoj ta ketë Kosovën dhe Serbinë në prioritet të lartë”, tha Grenell,

Të premten Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen historike në Washington, e cila u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Izraeli ishte shteti mw i ri i cili njohu Kosovwn pas marrëveshjes sw nënshkruar nw Uashington.