Surprizë e madhe në Monza, piloti francez fiton garën e parë të karrierës në Formula 1

Surprizë e madhe në Çmimin e Madh të Monzës në Formula 1, ku ka triumfuar Pierre Gasly.

Piloti i Alpha Tauri ka përfituar nga kaosi i shkaktuar nga ndalesa e Magnussen dhe aksidenti i Leclerc, duke marrë vendin e parë për herë të parë në karrierën e tij.

Pas 24-vjeçarit francez është renditur Carlos Saint, autor i një gare të madhe nga fillimi me një super parakalim nga Bottas. Vendi i tretë është marrë nga Lance Stroll.

Hamilton e ka mbyllur garën në vendin e shtatë pas një penalizimi.