VIDEO/ ‘Pse s’më le të parakaloja’, të rinjtë përleshen në Durrës

Është fakt i njohur tashmë se shqiptarët zihen për një fjalë goje, për një parakalim, por nuk ua ndjen kur qeveria i masakron me gjoba.

Këtë e vërteton edhe një video ku dy të rinj shihen teksa zihen me grushte me njëri-tjetrin në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në një nga rrugët e zonës së njohur si ‘Plepat’ në Durrës.

Shkak për sherrin mes shoferëve është bërë një fjalë goje, pasi njëri nga të rinjtë nuk e la tjetrin të parakalonte.

Në videon e JOQ ata shihen që ndalojnë makinat dhe përleshen.