Berlusconi duke iu përgjigjur ilaçeve të virusit, por në fazën 'delikate'

Silvio Berlusconi është shtruar në spital disa ditë më parë pasi u infektua nga Covid 19.

Mjeku i tij njoftoi që Berlusconi po i përgjigjet në mënyrë optimale trajtimit nga koronavirusi dhe për momentin ai ndodhet në fazën më delikate të virusit.

Mjeku përsëriti se pavarësisht shtrimit dhe kujdesit intensiv që po i bëhet ish-kryeministrit ka shpresa të mëdha se gjendja e tij do të normalizohet dhe do të mundet të shërohet nga koronavirusi.

 "Pacienti po i përgjigjet në mënyrë optimale trajtimit," u tha Zangrillo gazetarëve jashtë spitalit. "Kjo nuk do të thotë që ne mund të pretendojmë fitore, sepse, siç e dini, ai i përket kategorisë më të brishtë", duke pasur parasysh moshën e tij.

Të dhënat nga Instituti Superior i Shëndetit në Itali tregojnë se burrat e moshës 80-87 vjeç kanë shkallën më të lartë të vdekjes COVID-19 midis të gjitha rasteve në Itali, me 47%.

Zangrillo, mjeku i vjetër i Berluskonit, është shefi i kujdesit intensiv në San Raffaele. Deri më sot, Berlusconi besohet të jetë akoma në një repart VIP të klinikës.