Turqia i kërkon Serbisë të mos e zhvendosë ambasadën në Jerusalem

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, është e shqetësuar nga vendimi i Serbisë për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.

Nga MPJ-Turke thonë:

‘Jemi thellësisht të shqetësuar nga vendimi i Republikës së Serbisë për zhvendosjen e ambasadës së vet në Izrael në qytetin e Jerusalemit’.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë gjithashtu theksojnë se aneksimi i Jerusalemit nga Izraeli është kundërshtuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara.

‘Është theksuar në mënyrë të përsëritur nga rezolutat e ndryshme të Kombeve të Bashkuara se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me mishërimin e Shtetit Palestinez, kryeqytet i të cilit është Jerusalemi Lindor në bazë të kufijve të vitit 1967’, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.