Ditëlindja e LSI/ Kryemadhi poston VIDEO-n e të rinjve: Urim më të bukur nuk ka

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj në facebook një video të disa të rinjëve që urojnë përvjetorin e themelimit të kësaj force politike.

“Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka!”, shkruan Kryemadhi në shenimin e saj.

“I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen!”

Ja postimi i plotë:

Kam shkruar një tekst shumë të gjatë për të uruar 16 vjetorin e LSI-së, por video urimi që më dërguan anëtarët më të rinj të LSI-së më bëri të ndryshoj mendim.
Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka!

I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen!