Pas Arbitrazhit që ndëshkon shqiptarët me 44 milionë euro, Taulant Balla kërkon fitore të thellë

Sot, lajmi i ditës ka qënë vendimi i Arbitrazhit, që ndëshkon sërish shiqptarët për shkak të tekave të qeverisë dhe rilindjes, me 44 milionë euro.

Partia Demokratike, ka akuzuar se ky ndëshkim u bëhet qytetarëve dhe buxhetit të shtetit, për shkak se qeveria ndërpreu kontratën me kompaninë greke për rrugën e Tiranë-Elbasan, dhe për segmentin e dëmtuar i dha 10 milionë euro një kompanie tjetër.

Sipas PD, kompania përfituese është në lidhje me Taulant Ballën. Asnjë shpjegim për këtë. Taulan Balla në një status në FB, ka thënë se fajin e ka Saliu.

Ndërkohë, nuk denjon të japë shpjegime pse shqiptarët u dënuan me 44 milionë euro të tjera gjobë, pas 100 e ca milionë euro që moti Beketi. Dhe, a është përfituesja e këtij dëmi ndaj shqiptarëve, një kompani, pronari i të cilës është miku i tij.

Por, Taulant Balla, ka shkuar edhe më larg. Në një takim me socialistët e Librazhit paska thënë se atij dhe rilindjes nuk u mjafton thjesht një fitore. Por u duhet fitore e thellë.

Ndërkohë, 44 milionë euro, janë para që do t’i paguajnë e do t’u kushtojnë shqiptarëve, pasi do të merren nga taksat e tyre.

Sipas gazetarit Klodian Tomorri, që prej ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, janë 260 milionë euro të fituara nga palë të ndryshme në arbitrazh, për shkak të vendimeve, trilleve dhe tekave të qeverisë. /Mapo.al/