FOTO/ Në Itali e presin me padurim, por shikoni ku ndodhet sot Vedat Muriqi

Në mediat italiane, por jo vetëm po flitet për kalimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce te Lazio.

Sipas mediave italiane, sulmuesi shtatlartë ka firmosur me kryeqytetasit italianë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2.6 milionë euro në sezon.

Mirëpo kur të gjithë po prisnin që Muriqi t’i drejtohej Italisë për t’u prezantuar te bardhekaltërit, ai ka udhëtuar drejt Kosovës.

26 vjeçari është fotografuar në Prizren aty ku po merr pjesë në ceremoninë e dasmës së motrës së tij.