Çështja Kulusevski, Ibrahimovic i hakërrehet trajnerit: Person i paaftë!

Një disfatë zhgënjyese. Suedia humbi në javën e parë të Ligës së Kombeve kundër ekipit të Francës 1-0, me një gol të shënuar nga Kilyan Mbappe. Përtej kësaj, ekipi i rreshtuar nga Janne Andersson nuk tregoi shumë në lojë. Edhe Dejan Kulusevski, shpresa e madhe e vendit, u fut në fushë në minutën e 70 dhe nuk kishte mundësi të tregonte talentin e tij.

Një situatë që irriton Zlatan Ibrahimovic, i cili kritikoi trajnerin e kombëtares për vendimin e tij për të lënë në stol Kolusevskin që konsiderohet si e ardhmja e futbollit suedez: "Çfarë shakaje e ndyrë. Një provë tjetër. Njerëz të paaftë në pozicione të gabuara që po mbytin futbollin suedez , ” shkroi gjigandi suedez në Twitter.