Sophie Turner na lë pa fjalë, ja si duket 1 muaj pas lindjes së vajzës (Foto)

Një muaj lindjes së vajzës së tyre, aktorja Sophie Turner dhe aktori Joe Jonas janë fotografuar së bashku, duke bërë shëtitje. 

Ata janë fotografuar, teksa mbanin duart e njëri-tjetrit për gjatë lagjës së tyre në Los Angeles.

Sophie kishte veshur një palë pantallona të bardha e triko të shkurtër bardh e zi, dhe shihet se është në formë pak pas lindjes së Willas. 

Çifti u takua për herë të parë në 2016, teksa lidhja e tyre u bë zyrtare në vitin 2017.

Në maj të vitit 2019, ata u martuan në Las Vegas në një ceremoni private.