Maqedonia e Veriut raporton 3 viktima dhe 92 të infektuar nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka kryer në 24 orët e fundit 998 testime dhe ka konfirmuar se 92 prej tyre janë infektuar me Covid 19.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë konfirmuar 3 viktima dhe 86 persona të shëruar ditën e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 157 519 testime dhe janë infektuar  15 090 persona.

 Numri i pacientëve të shëruar është 12235, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 2238.