Nuk e lejuan të grumbullohej me kombëtaren, Kamberi e bën 'sefte' te klubi zvicerian

Florian Kamberi shënoi golin e parë me fanelën e Sent Galenit. 25-vjeçari realizoi golin e dytë në ndeshjen me ekipin e Bundesligës 2 gjermane Heidenheimin.

Ish-futbollisti i Glasgou Rejnxhërsit shënoi në minutën e 82-të të takimit, i cili për fatin e tij të keq përfundoi me rezultatin thellë 6-2 për Hedienheimin.

Kamberi së bashku me lojtarin Emir Lenjanin humbën grumbullimin me Shqipërinë pasi nuk u lanë nga auritetet zvicerane të fluturonin jashtë vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

25-vjeçari Kamberi priste të realizonte debutimin me Shqipërinë, por koronavirusi po ia shtyn realizimin e ëndrrës së tij.