Denoncimi/ Aulon Kalaja: ‘Greqia kërkon detin dhe heqjen e fjalës Çamëri nga tekstet shkollore

Aktivisti i Shoqërisë Civile Aulon Kalaja i ftuar në studion e Syri.Tv ka hedhur drite dhe akuza të rënda të bazuar me fakte mbi marrëveshjen e shitjes së detit Jon, që qeveria shqiptare kërkon të bëjë me palën greke .

Kalaja ka zhvilluar një takim së bashku me disa ekspertë të tjerë me presidentin Meta në vijim të akuzave të rënda se mungesa e transparencës është e qëllimshme për të fshehur të gjitha dëmet që u bëhen palës dhe territorit shqiptar.

“ Ne zhvilluam një takim me presidentin Meta, ai na ka siguruar që do të bëjë transparente të gjitha çështjet që lidhen me këtë problem, ne do të vazhdojmë protestat dhe takimet edhe me faktorët e tjerë që e kundërshtojnë këtë marrëveshje ku mungon reciprociteti dhe axhenda është e përcaktuar nga shteti grek dhe më shumë duket se kemi një diskutim Greqi-Greqi.”

“Ne akoma kemi funksional ligjin e luftës  ndërsa ajo që është më e rënda Greqia ka kërkuar që të shtrihet me 12 milje në territorin tonë, të hiqet nga tekstet e shkollës fjala Çamëri dhe të harrohen 200 jetë njerëzisht të vrarë në burgjet dhe shtetin fqinj.”

Ndërsa ka akuzuar palën shqiptare se mbron interesat e shtetit fqinj ‘Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri shqiptarë flet sikur të ishte përfaqësuesi i palës greke.’

Aulon Kalaja ka kërkuar që Rama të bëjë publike telefonatën që ka pasur me Ministrin e Jashtëm Grek Dendias dhe të bëjë publike cilat janë garancitë që ai u ka ofruar.

“Cila është axhenda e kësaj marrëveshje, perse presidenti dhe përfaqësuesi i tij nuk duhet të informohet, te zbardhet telefonata qe ai ka bere me Dendias dhe cila është garancia qe ai i ka dhënë?!”

“Territori nuk po kërkohet për të zënë peshk por pasi aty janë zonë eksluzive ekonomike që përmbajnë sasi të mëdha hidrokarburesh. Pjesë e negociatorëve duhet të jenë Historianët, Gjeologët, Gjuhëtarët dhe Gjeografët që në nuk i kemi në atë grup.”

“Kjo marrëveshje do të miratohen nga një grup deputetësh që nuk kanë arsimim janë të shitur dhe të blerë nga Balla që deri dje ishin të mbytur në borxhe ndërsa sot i shikojmë me makina të fundit dhe me shtëpi në bllok.”

Aktivisti Kalaja ka kërkuar që të ulemi me drejtësi morale dhe pjesë e tryezës të jetë reciprociteti ku të diskutohet për të gjitha çështjet si,ligji luftës ,çështja çame, varrezat e tyre por edhe për ata bij nënash që kanë humbur jetën në burgjet e shtetit helen.