VIDEO/ Karaburuni merr flakë, e gjithë zona është mbuluar nga tymi

Karaburuni është përfshirë nga një vatër zjarri, e cila po përhapet me shpejtësi pasi favorizohet nga era. Në pamjet e siguruara nga Syri.net duket se si tymi ka përfshirë të gjithë zonën dhe po digjet një pjesë e konsiderueshme.

Mbetet e paqartë se kush i ka shkaktuar flakët, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur për të shuar zjarrin. Në ndihmë të zjarrfikëses janë edhe punonjës të zonave të mbrojtura.

Era dhe terreni e vështirëson punën për të shuar flakët, ndërkohë që zjarrfikësit kanë zbritur në këmbë dhe po bëjnë maksimumin me mjete rrethanore.