Kosova me mungesa përballë Greqisë, ja formacioni i mundshëm

Stadiumi, “Fadil Vokrri” do të presë mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 ndeshjen midis Kosovës dhe Greqisë. Kosova nuk shkëlqeu në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, me “Dardanët” që humbën dy pikë pas barazimit 1-1 me Moldavinë. Edhe pse nuk arritën të fitonin, duhet theksuar se djemtë e Challandes e dominuan takimin.

Pavarësisht se nuk arriti rezultatin që priste ndaj Moldavisë, Kosova do të tentojë marrjen e 3 pikëve ndaj Greqisë që po ashtu si “Dardanët” vijnë nga një barazim me Slloveninë (0-0).

Mirëpo trajneri i kombëtares  kosovare do të përballet me disa mungesa të rëndësishme në ndeshjen e ditës së sotme dhe do ta ketë tepër të vështirë bërjen e formacionit.

Në mungesë të emrave si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Florian Loshaj dhe emra të tjerë, zgjidhjet janë të kufizuara.

Tekniku helvet nuk pritet t’i largohet skemës së tij të preferuar, pra asaj 4-2-3-1.

Më poshtë keni formacionin e mundshëm të kombëtares së Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë.