Kapet i dënuari me 7 vite burg për trafik droge …ja çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar në 24 orët e fundit 5 persona, 2 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, 2 për kundërshtim të punonjësit të Policisë, si dhe një shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në pranga u vu 25-vjeçari K.R nga Shijaku pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Po ashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u ndalua shtetasi kosovar F.D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Ndërsa dy vëllezër R.L dhe A.L 28 dhe 30 vjeç u arrestuan pasi për të shmangur shoqërimin e tyre për shkak të një konflikti të ndodhur, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kryerjes.

Sipas policisë së Durrësit, një 25-vjeçar u arrestua pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike, e për pasojë është dëmtuar pasagjeri në atë mjet i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.