Dyshohet se vranë 23 vjeçaren, jepet masa për babain dhe vëllain e saj

Sot është thënë masa e sigurisë për babë e bir që akuzohen për organizimin dhe vrasjen e Eglantina Bucit, në vitin 2012.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012, në vendin e quajtur Mali me Gropa.

Gjykata ka ka dhënë arrst me burg për Faik dhe Shkelzen Bucin të dyshura se kane vrarë 23 vjeçaren.

Ata janë shfaqur të heshtur para kamerave, ndërsa seanca do të vijojë me dyert të mbyllura.

Faik Buci ka mohuar të jetë autori i kësaj ngjarjeje. Ndërkohë Shkelzen Buci është dënuar më herët me 13 vite burg.

Avokati i tyre, Arben Gramo tha se ngjarja është mohuar nga babai dhe vëlli i viktimës, ndërsa u shpreh se provat janë të errëta.