Arsyeja prekëse e nënshkrimin të Donny Van de Beek me Manchester United

Kalimi i Donny Van de Beek nga Ajax te Manchester United është përmbyllur zyrtarisht. Talenti holandez kërkohej nga Real Madrid e Barcelona, por në fund ai vendosi të firmosë kontratë pesë vjeçare me “ Djajtë e kuq”.

Pas nënshkrimin me United, Donny u shfaq i emocionuar tashmë që i bashkohej një klubi të madh. Ai gjithashtu tregoi se nxitoi të nënshkruaj me United për shkak të njeriu të dashur për të. Dhe ai person është Harm Grevink, 73 vjeç, trajner dhe skaut i Ajax, i cili e zbuloi dhe e rekrutoi kur ishte fëmijë, duke e bërë një lojtar profesionist. 

Grevink, i cili vuan nga kanceri, kishte shprehur dëshirën për ta parë Donnyn në një klub të madh: " “Fatkeqësisht, nga mjekët parashikohet që të mos jetojë dhe shumë gjatë, por ai kishte një ëndërr për mua. Ai donte të jetonte për të më parë në një klub të madh, të bëja hapin tjetër të madh në karrierë,” tha Donny van de Beek.  Një dëshirë e realizuar më në fund për mentorin e 23 vjeçarit dhe një dhuratë e bukur lamtumire.