VIDEO/ Momente tmerri,nëna fluturon fëmijët nga dritarja ndërsa shtëpia përfshihet nga zjarri

Ndodh që kur është në rrezik jeta e fëmijëve prindërit bëjnë gjithçka për ti shpëtuar. Një video të publikuar nga ‘Daily Mail' tregon situatën e tmerrshme që një familje ka përjetuar në Rusi.

Një nënë pasi është zgjuar nga gjumi është gjendur e rrethuar nga flakët që kishin përfshirë shtëpinë, ajo e tmerruar ka kërkuar fëmijët dhe pasi i ka gjetur ka tentuar të çajë flakët dhe ka shkuar në ballkon ku ka kërkuar për ndihmë.

Banorët e zonës janë afruar dukë marrë një batanije të madhe në mënyrë që ta përdornin si një rrjetë kur nënë të lëshonte poshtë fëmijët.

Situata është filmuar nga kamerat dhe shihet qartë që fëmijët fluturojnë nga dritarja dhe bien në duart e banorëve.

Nëna më pas u ngjit në katin e katërt nga një litarë që ja hodhi një nga banorët e pallatit.

Për fatin e mirë asnjë nuk u lëndua rëndë nga kjo ngjarje e frikshme.