VIDEO/ U grabiten në mesnatë, dëshmia e të moshuarit: 2 orë përpara isha me të...

Një grabitje me dhunë tmerroi çiftin e të moshuarve mbrëmjen e kaluar në Fier, ku 47 vjeçari Pajtim Dhana i vodhi 30 mijë lekë të reja nën kërcënimin e sëpatës.

70 vjeçari Vangjel Prifti, i cili ishte me bashkëshorten foli para kamerave duke thënë: “Ngjarja ndodhi në 11 të natës. Theu xhamin dhe hapi derën me sëpatë. Ishte tmerr për ne. Ishte pa maskë. Ne ishim në gjumë. Ishte krim dhe tmerr për ne”

Ndërsa bashkëshortja Athina Prifti u shpreh: “Ne po rrinim tek kuzhina dhe ikëm të flemë. Ai luajti derën me forcë dhe hyrin brenda. Autorin e njoh, e kanë shtëpinë afër nesh. Policia e arrestoi në një shtëpi këtu pranë. Autori na kërcënoi dhe na grabiti lekët që do të blinim dru për dimër”.