Plas sherri në ndeshjen miqësore Dinamo - Turbina, futbollistët godasin njëri - tjetrin

Të shtunën pasdite në stadiumin e Cërrikut, ishte programuar të luhej miqësorja Turbina-Dinamo. Ky test u ndërpre në minutën e 10-të takimit kur rezultati ishte 0 me 0, për shkak të përplasjese mes stafeve dhe lojtarëve.

Edhe pse ishte një miqësore, ky takim ishte vlerësuar maksimalisht si takim kampionati sidomos nga miqtë. Loja ka nisur plotë tension dhe ndërhyrje shumë të rënda, gjë që gjyqtari nga Elbasani është detyruar të nxjerrë kartona për t’i frenuar.

Kulmi i sherrit dhe i përplasjes ka qenë kur trajneri i portierëve të Dinamos është turrur, duke u përplasur me mesfushorin e Turbinës, gjë që më pas ka plasur sherri dhe më pas takimi është ndërprerë. Një përplasje kjo e pakuptimtë, pasi bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.