Sherr masiv në Birmingam,disa persona plagosen rendë me thika

Policia në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë të ditur se një sherr i madh ka ndodhur në rrugët e Birmingamit.

Ata janë njoftuar në mesnatën e ditës së djeshme se disa persona po përleshen dhe mes të tyre ka edhe të plagosur rëndë.

“Ne jemi në dijeni të një numri të personave të plagosur, por për momentin nuk jemi në gjendje të themi sa, shërbimet e urgjencës janë duke punuar së bashku në vendin e ngjarjes dhe duke u siguruar që ata që janë të plagosur të marrin kujdes mjekësor," shtoi policia

Dëshmitarët pohojnë se në rrugë kishte meshkuj, femra, pleq dhe nga të gjitha grupmoshat që po përlesheshin ndërsa në disa moment ka pasur nga ata që po godisnin me thikë cili u dilte përpara.

Kryebashkiaku Andy Street tha se ai ishte informuar nga shefi i policisë dhe mund të konfirmonte se kishte pasur një "seri incidentesh në zonën e Rrugës Hurst".

Andy Street tha që motivi nuk është kuptuar ende. Zona është e qetë dhe publikut iu është thënë të vazhdojë me biznesin e tij por të mbetet vigjilent.