This banana is not for Ronaldo? ???????????? pic.twitter.com/S8d7utDTJ2

— Cristiano Ronaldo (@c_ronaldo7egend) September 6, 2020

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/06/auto__uuJgAS71599381680.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Portugali - Kroaci/ Ronaldo nuk është mësuar me stolin, ja 'skenat' që kapën kamerat e stadiumit

Cristiano Ronaldo nuk luajti ditën e djeshme në ndeshjen që kombëtarja e Portugalisë zhvilloi ndaj Kroacisë (takimi u fitua nga luzitanët me rezultatin 4-1), e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kjo ndodhi për shkak se këmba e djathtë e sulmuesit të Juventus ka marrë infeksion pas pickimit nga një bletë, të cilin po e trajton me ilaçe.

Dhe për këtë arsye që mund të duket e pabesueshme, Ronaldos iu desh ta ndiqte sfidën nga bankina. Mirëpo i mësuar gjithnjë të jetë në fushën e lojës dhe jo ta shoh ndeshjen nga stoli, 35 vjeçari harroi të respektojë masat shëndetësore për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, Ronaldo nuk kishte vendosur maskën mbrojtëse nga virusi.

Njëra prej stjuarteve të stadiumit “Do Dragao” i kërkoi me mirësjellje sulmuesit të Juventusit të vendoste maskën. Dhe kapiteni i kampionëve të Europës iu bind urdhrit të stjuartes.

 

 

Kamerat e stadiumit kapën edhe një moment tjetër ku protagonist ishte sërish Ronaldo. Teksa po zhvishte një banane, ylli portugez i bie një cop në tokë. Menjëherë rrjeti filloi të bëntë shaka me Ronaldon për këtë episod. Komente më të bukura ishin: “Pickimi i bletës paska patur efekt negativ te Ronaldo” apo “ Kjo banane nuk ishte e destinuar për Ronaldon”.