India zyrtarisht në valën e dytë të pandemisë, rekord botëror me të infektuar ditor

Qeveria e Indisë ka dhënë njoftimin se janë zyrtarisht në një valë të dytë nga pandemia e koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e ditës së fundit ku janë shënuar 90 mijë raste të reja me Covid 19, një rekord i ri botëror.

Po ashtu ka pasur një rritje të numrit të viktima ku ditën e fundit kanë humbur jetën 1 065 persona.

Sipas llogaritjeve India do të kalojë ditën e hënë Brazilin duke u bërë vendi dytë më i prekur nga koronavirusi pas SHBA-ve.

Deri tani në Indi janë raportuar rreth 4.1 milion të infektuar dhe 70 mijë viktima.