Bejrut/ Nuk ka më asnjë person të mbijetuar nën rrënoja

Shpëtimtarët që gërmuan nëpër një mal me rrënoja në Bejrut thonë se nuk kanë zbuluar shenja jete pasi kërkuan për një të mbijetuar të mundshëm, një muaj pasi një shpërthim masiv shkatërroi qytetin.

Shpërthimi i gati 3 mijë tonë nitrat amoniumi vrau rreth 190 persona plagosi 6000 të tjerë dhe la rreth 300 000 të pastrehë.

Shpërthimi shkatërroi pjesën më të madhe të zonës bregdetare lindore të Bejrutit.

Ekipet e shpëtimit të enjten filluan kërkimet për një të mbijetuar të mundshëm në zonën Mar Mikhael pranë epiqendrës së shpërthimit pasi zbuluan lëvizjen thellë brenda mbeturinave të mërkurën.

Mendimi se një person tjetër mund të ketë mbijetuar nga shpërthimi ishte bërë një dritë shprese në qytetin e shkatërruar

Këto shpresa u shuan kur ekipi kilian që drejtoi përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit tha se askush nuk është gjallë nën rrënoja.

"Për fat të keq, sot, ne mund të themi se nuk ka asnjë shenjë jete brenda ndërtesës," u tha gazetarëve Francisco Lermanda, kreu i ekipit të shpëtimit kilian të Topos, Kili.