Ndëshkimi nga Arbitrazhi, Hasa: Shqiptarët do paguajnë 44 milion euro se tenderi iu dha mikut të Taulant Ballës

Pas dënimit nga arbitrazhi më një shumë 44 milionë euro që shteti shqiptar detyrioghte ti pagujë një firme greke, ka reaguar me një shënim në facebook edhe ish deputeti demokrat Endri Hasa.

“Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës”, shkruan Hasa.

Ja postimi i plotë:

Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës.

Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duhet ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndertoi rrugën.

Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin.

44 milionë dollarët duhet ti paguajë Edi Rama dhe banda e tij dhe jo shqiptarët.

Banda e hajdutëve duhet të largohet sa më parë dhe të përgjigjet për çdo qindarkë që i ka vjedhur shqipëtarëve.

#kryeministeriskaduar