Arbana gjen veten te ‘gabimi’ i Georgina Rodriguez-it

Bukuroshja Georgina Rodriguez shkëlqeu me look-un në festivalin e Filmit në Venecia.

Mirëpo, vëmendjen e mori një detaj i vogël në një prej veshjeve të saj.

Georgina kishte harruar të hiqte etiketën e xhaketës që kishte veshur dhe kjo nuk i shpëtoi syrit të paparacëve.

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar në Instastory një foto të saj, duke u shprehur “Georgina është një prej nesh”.

Vetë Arbana është përballur me një situatë të tillë, prandaj ajo disi ka gjetur veten.

"Nuk është se e kam vrarë mendjen ndonjëherë, por tashmë ndihem më mirë", ka shkruar me humor ajo.