Krid 3 muaj, Klea Huta më e lumtur se kurrë: Po shkalloj për ty!

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë pak kohë më parë prindër. Klea solli në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Krid.

Sot, Kridi i vogël mbushi plot tre muaj jetë, Edhe mami Klea nuk ka nguruar të publikojë foto, në të cilën shfaqen këmbët e vogla të tij.

“O mreti i mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”.